YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë
YouTube është gjobitur me një shumë rekord prej 170 milionë dollarësh nga një rregullator amerikan për shkeljen e ligjeve për privatësi të fëmijëve.

Google, e cila zotëron YouTube, ra dakord të paguajë shumën në një marrëveshje me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC).

Faqja e transmetimit të videove ishte akuzuar për mbledhjen e të dhënave për fëmijët nën 13 vjeç, pa pëlqimin e prindërve.

FTC tha që të dhënat u përdorën për të targetuar reklama tek fëmijët, gjë që bie ndesh me Aktin e Mbrojtjes së Intimitetit të Fëmijëve të vitit 1998 (Coppa).

"Nuk ka asnjë justifikim për shkeljet e ligjit në YouTube" tha kryetari i FTC Joe Simons.

Ai shtoi se kur erdhi puna tek zbatueshmëria e Coppa-s, Google kishte refuzuar të pranonte që pjesë të shërbimit të saj kryesor në YouTube u drejtoheshin fëmijëve.

Sidoqoftë, në prezantimet për klientët e biznesit, kompania akuzohet se ka paraqitur një pamje tjetër.
Shtuar më 04/09/2019, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori