Foto që preku zemrat e qytetarëve: Infermierja i ofron ndihmë koleges në Fushë Kosovë

Lufta me pandeminë e krijuar nga virusi Covid-19, ka detyruar të gjithë stafin mjekësor që të jenë në krye të detyrës.

Në të gjithë këtë gjendje të krijuar, lodhja është e pashmangshme.

Së fundmi, një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet një infermiere duke ndihmuar kolegen e saj në Fushë Kosovë që të pijë ujë, ka marrë zemrat e qytetarëve të cilët kanë vlerësuar lartë punën e stafit mjekësorë në këtë situatë që gjendet vendi ynë kundër virusit Covid-19.


Shtuar 20.08.2020 15:12