Do shkriheni së qeshuri, Evi Reç ndan prapaskenat e emisionit të përditshëm (VIDEO)

Në mbyllje të sezonit televiziv, Evi Reçi ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë me postimin e fundit në rrjetet sociale me disa prapaskena nga programi i pasdites në ‘Vizion Plus’.

“Një vit që nuk do të harrohet kurrë. Faleminderit për këtë sezon të mrekullueshëm, por dhe shumë sfidues. Një staf i jashtëzakonshëm për të sjellë tek ju një emision cilësor. P.s Unë e di që i doni shumë prapaskenat e vizionit të pasdites, kështuqë ja tek i keni”, ka shkruar Evi në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se prej disa sezonesh Reçi ka qenë në drejtimin e emisionit të pasdites në ekranin e ‘Vizion Plus’, duke sjellë për teleshikuesit informacione dhe tematika të ndryshme të aktualitetit.


Shtuar 1.08.2020 07:39