Loredana la pas ndarjen, Mozzik tregon nëse është i lidhur

Mozzik është një ndër reperët më të komentuar të momentit, i cili shpeshherë vendoset në qendër të mediave për shkak të jetës së tij personale.

Raporti i tij me Loredanën është përfolur gjërësisht dhe çifti mesa duket pas ndarjes nuk i kanë aspak punët mirë me njëri-tjetrin.

Por a është dikush në jetën e tij pas ndarjes me Loredanën?

Në një intervistë për “Prive” Mozzik-ut i është bërë pyetja e drejtëpërdrejtë nëse ai është i lidhur apo single dhe këngëtari i njohur nuk ka nguruar që të përgjigjet.

Ai ka thënë që për momentin është single. Pra, asnjë romancë dashurie në horizont për Mozzik.

Ndër të tjera në intervistë Mozzik theksoi se në qershor mund të publikojë albumin e tij dhe se gjithashtu ka përgatitur një këngë për vajzën e tij Hanën.

Ndërkohë nga ana tjetër, Loredana mesa duket e ka kaluar ndarjen me të dhe tani po shijon marrëdhënien me Zuna, madje mendohet që gjërat midis tyre janë shumë serioze. (lexo këtu)

Dyshja Mozzik dhe Loredana duket se nuk do të kthehet kurrë më, nëse kjo do të ishte në dorë të reperit.

Kjo pasi Mozzik tha për herë të parë në NIN, se ishte ai që e mori vendimin për t’u ndarë dhe se nuk ka ndërmend të kthehet më me ish-partneren e tij./iconstyle


Shtuar 16.05.2020 21:32