Në Turqi nuk pyesin për Covid-19, krijojnë atmosferë spektakolare përpara autobuzit të skuadrës (VIDEO)

Pavarësisht epidemisë nga koronavirus, në Turqi vazhdohet të luhet rregullisht futboll.

Rreziku është evident, por kjo nuk e ka ndalur tifozerinë e ekipit të Kocaelispoor që të mbështesin ekipin e tyre.

Mbështetësit e skuadrës turke me flakadanë në duar, kanë dalë para autobusit të skuadrës së tyre, ku kanë dhuruar spektakël me atmosferën e krijuar.

Një moment i veçantë ky, kur të gjithë ndodhen në shtëpitë e tyre, nga paniku. Ndërkohë klubi turk ka dezinfektuar çdo ambient të stadiumit, në mënyrë që të gjithë të jenë më të sigurtë për ndeshjen.


Shtuar 15.03.2020 15:23