Yahoo e Nokia zgjerojne bashkepunimin
Yahoo
Kompanitë gjigante Yahoo e Nokia kanë njoftuar për zgjerimin e partneritetit në mes vete për të përmirësuar ofertat e tyre për internetin mobil. Me anë të partneritetit të zgjeruar shërbimet e Yahoo për udhëheqje me postën ...... elektronike (Yahoo Mail) dhe shërbimit për komunikim të çastit (Yahoo Messenger) do të integrohen në platformën e internetit Ovi të Nokias. Në anën tjetër, teknologjia hartografike e Nokias, të cilën kompania e ka marrë me blerjen e Navteq, do të nis shërbimet hartografike dhe naviguese të Yahoo. Të dy kompanitë bashkëpunojnë që nga viti 2005, kështu që disa modele të celularëve të Nokias shiten me qasje të integruar në shërbimet e Yahoo.
Shtuar më 25/05/2010, ora 22:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori