Rama poston videon rrëqethëse nga Italia: Mbani fëmijët larg mos t’a shohin! (VIDEO)

Izolimi është apeli që kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur jo pak herë në reagimet e tij në rrjetet sociale dhe daljet publike.

Ai së fundmi ka publikuar në profilin e tij të “Facebook” një video rrëqethëse nga Italia, ku shihet se sallën e kishës brenda spitalit të Cremonës qëndrojnë afro 20 arkëmorte, me trupa të pajetë të personave që nuk mundën të fitonin betejën kundër COVID-19.

Kryeministri Rama shkruan se kjo kronikë duhet të shërbejë për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi.

Postimi në Facebook:

🔴 CREMONA, ITALI, KRONIKË NGA FERRI I DHIMBJEVE MATANË DETIT, QË NA SHËRBEN PËR TË MBLEDHUR MENDJEN TOP DHE REZISTUAR DERI NË FUND, DUKE RESPEKTUAR LIGJIN E LUFTËS QË TË MOS BËHEMI PJESË E FERRIT PËR NJË DALJE KOT NGA SHTËPIA, PËR NJË MOSMBAJTJE RADHE ME DURIM NË PAZAR, PËR NJË HARRESË NË LARJEN E DUARVE🙏

*mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video.


Shtuar 23.03.2020 19:58