"Windows XP" vazhdon të jetë sistemi operativ i tretë më i përdorur në botë
Pëlqej
Njerëzit si duket ende nuk e kanë kuptuar se është e rrezikshme përdorimi i sistemit operativ Windows XP, dhe këtë hakerët janë duke e shfrytëzuar më së miri.

Këta të fundit, sulmin e fundit global e lanë lëshuar nga një sistem i tillë.

Sistemi operativWindows XP” ende përdoret në shumë kompjuterë në gjithë botën, edhe pse Microsoft e ka ndaluar ofrimin e sigurisë për të që nga 5 prill 2014.

Sipas statistikave nga Net Applications, Windows XP tani është sistemi operativ i tretë në botë më i përdoruri globalisht, apo 7.04 për qind të tregut global e përdorin atë.

Kjo do të thotë se sistemi operativ që më nuk mbështetet as nga krijuesi i tij, është më i përdorur se çdo version i Windows 8, Mac OS X e Linux.

Windows 7 dhe Windows 10 përdoren më shumë se XP, njëri 49 për qind e tjetri 26 për qind të tregut global.

Këta janë pesë sistemet operative që përdoren më së shumti në botë, sipas Net Applications:

Windows 7: 48.5%

Windows 10: 26.28%

Windows XP: 7.04%

Windows 8.1: 6.96%

Mac OS X 10.12: 3.21%
Shtuar më 16/05/2017, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori