EKSKLUZIVE/ Bruno Dita tregon pse qëndroi te Skënderbeu: Korça qytet fantastik dhe me njerëz të mirë

Kapiteni i Skënderbeut, Bruno Dita, i cili po kalon një super formë ka folur në një intërvistë ekskluzive për Albeu.com. Mesfushori tha se pa ndihmën e ekipit do të ishte e pa mundur duke ja dedikuar kështu suksesin shokëve të skuadrës.

I pyetur nëse Skënderbeu do të fitojë pafajsinë në Gjykatën Federale ai tha se kjo i takon klubit.

Dita gjithashtu deklaroi se ekipi korçar ka bërë histori si në Shqipëri dhe në Kupat e Europës dhe se vështirë që ndonjë klub tjetër shqiptar ta arrijë.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Po kaloni një super formë. A e kishit menduar këtë sezon që do ju shkonte kaq mirë?

-Shyqyr zotit çdo gjë ka shkuar mirë deri tani por shpresoj që ta mbyll në këto ritme së bashku me të gjithë ekipin dhe të arrijm objektivat. Personalisht bëj maksimumin çdo ditë në stërvitje dhe normalisht që me punë arrihet çdo gjë por pa ndihmën e ekipit është e pamundur, normalisht kanë dhe ato një pjesë të suksesit.

2-Edhe pse patët oferta gjatë janarit përse vendosët të qëndronit te Skënderbeu?

-Kam kontratë deri në maj me Skenderbeun dhe vendosa të jem korrekt i asaj kontrate. Në Korçë është një super ambjent që çdo futbollist do ta dëshironte të punonte gjatë karrieres se tij. Është edhe një qytet i këndshëm me njerez shumë të dashur sidomos për futbollin.

3-Si e përjetuat momentin ku ju besua shiriti i kapitenit?

-Normalisht ishte një vlerësim që mu dha shiriti i kapitenit por do te thoja eshte nje pergjegjesi shume e madhe ta mbash ate.

4-Mardhënja me presidentin Takaj?

-Kam nje mardhenie shumë të mirë.

5-Me ndërprerjen e kampionatit ku po stërviteni aktualisht?

-Po stërvitem vetë individualisht për të mbajtur sado pak trupin në formë…futbolli në këto momente është në plan të dytë por shpresoj që të kaloj sa më shpejt kjo gjëndje dhe çdo njeri të filloj jetën e tij normale.

6-Besoni që Skënderbeu do të fitojë pafajsinë në Gjykatën Federale?

-Në kemi për detyrë të japim maksimumin në fushë për të arritur vendet që të dërgojnë në Europë, më pas është klubi që merret me këtë pjesë por që normalisht të gjithë besojnë se do fitohet pafajesia dhe shpresojmë që keshtu të ndodhi sepse kjo nuk është e mirë vetëm për Skënderbeun dhe Korçën por është e mirë për të gjithë futbollin në Shqipëri sepse është një ekip që këto vitet e fundit ka bërë histori jo vetëm këtu por edhe në Europe, gjë të cilën është e vështirë edhe për shumë vite mendoj që ta arrij ndonjë klub tjetër në Shqipëri.

7-Cila skuadër mendoni se shpallet kampion?

-Janë akoma dhe 10 javë për t’u luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë. Fitoftë më i miri.

8-Messi apo Ronaldo?

-Të dy do thoja, nuk ndahen sepse janë dy super futbollista që i kanë dhënë shumë futbollit. Mesi është jashtokësor por Ronaldo është shembulli më i mirë se ku mund të arrij një sportist me punë dhe përkushtim.

9-Për cilën skuadër europiane bëni tifo?

-Tifoz jam me Romën, por jo nga ata te flaktit sepse arsyeja qe jam tifoz ishte idhulli im Francesco Totti. Tani që e ka lënë ndjek me shumë Liverpool dhe Barcelonën për lojën e bukur që zhvillojnë.

10-Përveç futbollit kohën e lirë me se kaloni?

-Kohën e lirë e kaloj me familjen.


Shtuar 17.03.2020 10:22