Pas thashethemeve se
Windows 8.1 është planifikuar për të dalë në
tetor,
Microsoft konfirmoi të premten se versioni i ri do të jetë gati më 17
tetor.
Përditësimi falas, për
Windows 8 dhe
Windows 8 RT, do të jenë në
dispozicion nëpërmjet dyqanit
Windows Store në
pajisjet ekzistuese. Ai do të jetë në
dispozicion në dyqanet e shitjes me pakicë dhe mbi
pajisjet e reja duke filluar nga ajo datë, shkruan Krokodili.com
“
Windows 8.1 sjell shumë përmirësime në fusha si personalizimi, Internet Explorer 11, kërkimi i cili është mundësuar nga Bing, aplikacione të integruara dhe lidhjet me SkyDrive (dhe shumë më tepër), “shkroi Brandon LeBlanc, menaxheri i lartë i marketingut në
Microsoft, në blogun zyrtar të kompanisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2013,
ora 12:41