Windows 8 zgjeron horizontin e Microsoft-it për Mobile
Windows 8
Microsoft pohon se sistemi operativ Windows8 do të jetë i përshtatshme me platformat hardware ARM. Microsoft, në prezantimin e rradhës, në qendër të vëmendjes nxorri disa nga aftësitë e sistemit Windows 8 për gjeneratën e së ardhshmes, dhe pohoi se ky sistem operativ gjithashtu mund të përshtatet në platformat e arkitekturës ARM. Është ende një rrugë e gjatë dhe e veshtire para se Windows 8 të arrijë aty ku planifikon edhe projekti.

Lidhja midis PC-ve tradicionalë dhe platformave llogaritëse mobile, vazhdon në fillim me mos-përputhje dhe më pas në lidhje midis tyre. Smartphonet dhe tabletat tani janë duke u pajisur me procesorë dual-core dhe aftësi që u mundësojnë atyre të përmbushin shumë nga rolet dhe funksionet e pritshme në një PC.

Microsoft dhe Intel janë të dy fajtorë për një shkallë të arrogancës kur është fjala për platformat mobile. Monopoli tyre virtual për hardwaret e PC-ve dhe tregjet e sistemeve operative u japin atyre një ndjenjë pacënueshmërie dhe nuk i lë te shikojnë revolucionet që po bëhen në aparatet mobile.
Ndërsa Intel përpiqet për të ndërtuar çipsete dhe arkitektura për pajisjet mobile, duke u përpjekur për të sfiduar dominimin e ARM-së në atë arenë. Microsoft është duke mbrojtur dominancën e saj duke zgjeruar platformat hardware, sistemi operativ Windows 8 mund të përshtatet në arkitekturat e ARM-së.

Planifikohet që ky sistem operativ të dale në treg pas 12 apo 18 muajsh.
Edhe pse është nje kohë e gjatë derisa ky system të dalë ne treg, ende nuk ka informacione konkrete nëse do të mund të punojë në tabletat touchascreen.

Është edhe fakti se proçsoret e ARM-së dhe arkitektura e tyre është dizajnuar për pajisje të vogla mobile me konsum të ulët të energjisë, kështu që nëse ky Windows-it funksion në arkitekturën x86, ndoshta ata mund të shkojnë shumë lart me këtë projekt. (albeu.com)
Shtuar më 09/01/2011, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori