Wikipedia mbushi 10 vjet
Wikipedia
Wikipedia, enciklopedia në internet, përmbajtjen e së cilës mund ta shfrytëzojë lirshëm kush të dojë, ka shënuar dje 10 vjetorin e ekzistimit. Enciklopedinë në shumë gjuhë dhe gratis e ka themeluar më 15 janar 2001 amerikani Jimmy Wales, duke dëshiruar që ta shpejtojë pararendësin e saj Nupedia.


Wells, themeluesi i Wikipedias, me rastin e këtij jubileu në një video mesazh ka theksuar: “Është vështirë të paramendohet se kaluan 10 vjet, kur për herë të parë kam redaktuar Wikipedian. Më kujtohet dita e parë. Kam kaluar në ‘edit’ dhe kam shkruar ‘tungjatjeta botë’, dhe kjo ka qenë fillimi i Wikipedias.

Sot rreth 400 milionë njerëz brenda një muaji vizitojnë faqet e kësaj enciklopedie”.
Shtuar më 16/01/2011, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori