Wi-Fi internet shumë më të ngadalshëm
Shpejtësia e qasjesInternet përmes Wi-Fi është mesatarisht për 30% më e vogël në krahasim me shpejtësinë gjatë përdorimit të kabllos, sipas hulumtimeve të kompanisë Epitiro.

Sipas Reuters, arsyeja për këtë janë ‘barrierat fizike’, si muret, dyert apo mobilet, por edhe pajisjet tjera të cilat krijojnë interferencë (mikrovalët apo telefonat pa kabllo).

Edhe pse gjatë ‘surfimit’ të zakonshëm nuk vërehet dallimi në shpejtësinë e qasjesInternet, një gjë e tillë mund të vërehet gjatë lojërave ‘online’, shfrytëzimit të telefonisë në Internet apo gjatë shikimit të videove, po ashtu, dallimi vërehet edhe gjatë shkarkimit.

Në hulumtimin që ka zgjatur tre muaj kanë marrë pjesë 14.000 familje në Britani të Madhe, SHBA, Itali she Spanjë. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2011, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori