Dimri e gjen Afganistanin të “zbuluar”, plastika po mban ngrohtë vendin

 Fillimi i një dimri të ashpër po përshpejton krizën humanitare në Afganistan. Që nga marrja e pushtetit nga Talibanët dhe sanksionet ndërkombëtare, ekonomia ka kaluar në rënie të lirë.

Rënia e qeverisë së mëparshme afgane dhe tërheqja e mbështetjes perëndimore kanë çuar në rritje të papunësisë. Pak mund të përballojnë të ushqejnë familjet e tyre ose të ngrohin shtëpitë e tyre. Së fundmi BBC raporton se njerëzit po djegin plastika për t’u ngrohur.

Një milion fëmijë janë në rrezik nga kequshqyerja e rëndë. Kombet e Bashkuara kanë lëshuar tani një thirrje urgjente për ndihmë për vendin. r.t/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 12:04