Volkswagen pranon akuzat për skandalin e motorëve
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjiganti gjerman i automjeteve, “Volkswagen” pranoi sot formalisht fajin dhe pengimin e drejtësisë në SHBA në skandalin e motorëve diezel të trukuar, sipas burimesh gjyqësore.

Prodhuesi i parë botëror konfirmohet me marrëveshjen e njoftuar në fillim të janarit me departamentin e Drejtësisë, që i dha fund ndjekjeve penale në këmbim të pagimit të një gjobe prej 2,8 miliardë dollarësh.

Gjithsej, “Volkswagen” ka pranuar t’i paguajë 23 miliardë dollarë SHBA-së, kryesisht për të dëmshpërblyer 600 000 klientët dhe kompesur dëmet e shkaktuara në mjedis nga motorët e tij të trukuar.
Shtuar më 11/03/2017, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori