Volkswagen ka prodhuar 111.111.111 vetura, jubilar është Golf GTI
Golf VI GTI
Volkswagen javën e kaluar në fabrikën amë nëWolfsburg, ka shënuar prodhimin e 111.111.111 veturave. Automobili jubilar ishte Golf GTI, me ngjyrë të kaltër metalike.

Shifra prej 111 milion veturave, ka të bëj me të gjitha fabrikat e Volkswagen-it në mbarë botën, ndërsa VW momentalisht ka 35 fabrika në botë. Nga 111 milion vetura të prodhura deri më tani, më së shumti ka nga modeli Golf, i cili është edhe modeli më i suksesshëm i Volkswagen-it në histori me 28 milion kopje.

Pas tij vjen modeli legjendar Buba me 21.5 milion kopje, ndërsa një kontribut të madh kanp dhënë edhe modelet Passat me 17.5 milion dhe Polo me 11.5 milion kopje të prodhuara. (zëri)
Shtuar më 08/01/2011, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori