Volkswagen Caddy me fytyrë si Golf dhe Polo
Volkswagen Caddy
Njëri nga modelet e popullarizuar në klasën e mono-volumëve kompakt, është ripërtërirë në tërësi, duke marrë fytyrë të modeleve Golf VI dhe Polo. Përveç pamjes së re (ridizajnimi i dritave të prapme, timoni i ri, tabloja e re e instrumenteve), ai ka fituar edhe një brendi më kualitative dhe të këndshme për sy, pajisje të pasura dhe motor më kursimtarë.

Caddy i ri në ofertën e motorëve me benzinë, do të ketë dy lloje 1.2 TSI me 86 dhe 105 kuaj fuqi, ndërsa është i mundur edhe motori 2.0 EcoFuel me gaz natyral. Oferta me naftë është më e gjerë dhe përbëhet nga katër variante të TDI-s me 75, 102, 110 dhe 140 kuaj fuqi.

Versioni BlueMotion do të ofrohet për Caddy 1.6 TDI me 102 kuaj fuqi, ndërsa harxhimet mesatare do të jenë 4.9 l/100 km. Sa i përket çmimeve, ato sillen nga 13.595, e deri në 14.205 euro.
Shtuar më 17/09/2010, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori