Vjen shërbimi televiziv i Microsoft?
Pëlqej
Microsoft TV
Sipas njoftimeve nga Microsoft, të cilat i transmeton Reuters, në bisedimet me disa kompani mediatike, Microsoftit i janë ofruar disa mundësi, duke përfshirë krijimin e ofruesit virtual të shërbimeve kabllore i cili përmbajtjen do ta ofronte kryesisht përmes Internetit dhe atë vetëm për shfrytëzuesit të cilët paguajnë parapagimin e caktuar.

Opcionet tjera duke përfshirë mundësimin e përdorimit të Xboxit gjatë verifikimit të autenticitetit të abonentëve ekzistues të shërbimeve kabllore për të përcjellë programet me mundësitë shtesë të bashkëveprimit, janlë gjithashtu temë e bisedimeve.

Aktualisht po shqyrtohen edhe shumë mundësi të tjera, por për momentin burimet e reja të afërta me Microsoft theksojnë se nuk presin nisjen e shërbimit në 12 muajt e ardhshëm, edhe pse bisedimet e para me shtëpitë mediatike ishin mjaft produktive. (albeu.com)
Shtuar më 30/11/2010, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori