Vitin tjetër vjen Titaniku në 3D
Filmi shumë i famshëm “Titanik” vitin tjetër do të vijë për të gjithë publikun në versionin 3D. Filmi pritet të dalë në kinema me rastin e 100 vjetorit të fundosjes së anije.

James Cameron mban premtimin! Shumë shpejt, filmi i cili e shndërroi në një prej regjisorëve më të famshëm e më të suksesshëm në botë, e rikthen atë në sallat e kinemasë, por këtë herë me filmin në 3 Dimensional.

“20-th Century Fox” nëpërmjet një deklarate zyrtare publikon lajmin se filmi ka përfunduar realizimin dhe produksioni që ka mundur të marrë 11 çmime Oskar do të rikthehet.

Në prill të vitit 2012, në sallat e kinemasë në të gjithë botën, saktësisht 100 vjet pas fundosjes së anijes. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori