Para 6 vitesh, Blero dhe Afrona publikojnë foton e parë që kanë bërë sëbashku (FOTO LAJM)

Blero dhe Afron janë ndër çiftet më të ëmbël të ekranit shqiptar.

Ata publkojnë gjithmonë foto krah njëri-tjetrit, por këtë herë është më e veçanta.

Çifti ka publikuar foton e parë që kanë bërë së bashku, 6 vite më parë.

Fotoja jonë e parë bashkë sot 6 vjet më parë”.
“Urime 6 vjetorin gruaja ime. Nga ajo ditë jam njeriu më i lumtur në botë. Ti je gjysma më e bukur e imja ti je shembulli i një njeriu shpirtpaq dhe përplot dashuri. Jam i bekuar me ty ❤️. Të dua gruaja ime dhe jam krenar me ty çdo ditë. Shpresoj të plakemi bashkë 🙏🏻❤️, shkruan Blero në Instagramin e tij.

Kujtojmë se në shtator të vitit që lamë pas Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë./albeu.com


Shtuar 4.02.2020 08:12