Viruset pornografike rigjallerohen te celularet
Albeu.com
Kriminelët kibernetikë rigjallërojnë mashtrimet e vjetra për të shënjestruar telefonat e mençur. Me ndërlikimin e telefonave mobilë, kriminelët e teknologjisë së lartë po shkundin nga pluhuri disa hile të vjetra.Kompanitë e sigurisë kanë vënë re një rritje të trojanëve të njohur si ‘telefonues’ (dialler) që ishin shumë popullorë në kohët kur lidhja me internet kryhej me anë të impulseve telefonike (dial-up).
Në telefonat e mençur ‘telefonuesit’ po përdoren për të telefonuar linjat me tarifë Premium duke i lënë viktimat me një faturë të madhe telefoni.
Ekspertët thonë se ‘telefonuesit’ po bëhen popullorë si një mënyrë e shpejtë arkëtimi për kriminelët.
‘Telefonuesit’ përdoreshin shpesh gjatë ditëve kur lidhja me internet nga shumë njerëz kryhej me anë të impulseve telefonike nëpërmjet një modemi.
Shumë ‘telefonues’ strehoheshin në faqet pornografike, dhe sapo fusnin në kurth një viktimë, shkëputnin modemin e tyre dhe më pas kryenin një telefonatë me distancë të largët. Shumë viktima liheshin me fatura kolosale telefoni.
Ekonomia e thirrjeve ndërkombëtare do të thoshte se disa nga paratë e harxhuara në telefonatë mund të ndahej me kriminelët. Disa ‘telefonues’ ishin shumë tinëzarë sa ata çaktivizonin zërin e modemit, në mënyrë që viktimat mos të vinin re se po kryheshin thirrje ndërkombëtare.
Tani, dega e sigurisë së firmës së programeve kompjuterike CA tha se po shikon një rritje të ‘telefonuesve’ për telefonat e mençur. Kësaj here, në vend që të telefonojnë numra ndërkombëtarë, ‘telefonuesit’ telefonojnë linjat me tarifë Premium (0900, etj.) dhe i lënë viktimat me faturat.
Duke shkruar në ditarin elektronik të sigurisë CA, Akhil Menon tha se po vihej re një “tendencë në rritje të trojanëve ‘telefonues’”. Zoti Menon e profilizoi një virus të tillë, i quajtur Swapi.B, i cili dërgon mesazhe SMS Premium.
“Mesazhet e dërguara janë në formatin tipik për të thirrur shërbimet Premium dhe duke e lënë përdoruesin e celularit me fatura të rënda celulari pa dijeninë dhe miratimin e përdoruesit”, shkroi zoti Menon.
Shumë ‘telefonues’, përfshirë Swapi.B, kontraktohen nga faqet pornografike, të cilët e maskojnë vetveten si programe kompjuterike, video klipe apo programe ndihmëse.
Mikko Hypponen, shefi i kërkimeve në F-Secure i cili prodhon programe sigurie për celularët, tha se ka parë një “grusht” ‘telefonuesësh’ muajt e fundit.
Ata ishin popullorë, tha ai, sepse ishin një nga problemet më të mëdha që haste dikush, duke dashur të bënin para nga viruset e Windows.
“Programet e dëmshme kompjuterike nuk mund të vjedhin para direkt nga makineria juaj; ata duhet të kërcejnë nëpër të çara, si ruajtja e numrit të kartës së kreditit apo dërgimi i mesazheve elektronikë reklamues”, tha ai.
“Mirëpo, programet e dëmshme mobilë mund të vjedhin menjëherë nga ju duke kryer telefonata me tarifë Premium apo mesazhe”, tha zoti Hypponen.
Disa programues të ‘telefonuesve’ gjithashtu po përpiqen të sigurohen që të jetë e vështirë për të mbyllur shërbimin me tarifë Premium që ata kanë ngritur për të arkëtuar para.
Zoti Hypponen tha se disa ‘telefonues’ dërgojnë mesazhe apo u bien shumë numrave të ndryshëm, përfshirë edhe atyre të ligjshëm.
“Trojani mund të kryejë thirrje, le të themi, në 100 numra të ndryshëm me tarifë Premium, vetëm një nga të cilët është numri i tij”, tha zoti Hypponen.
Shtuar më 16/01/2010, ora 20:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori