Keni bërë plane për nesër? Shihni parashikimin e motit

Për ditën e Diel parashikohet një përmirësim i lehtë dhe gradual i kushteve meteorologjike.

Moti nis i vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar, në relievet malore me reshje dëbore.

Gradualisht reshjet e shiut humbasin itensitet dhe terren duke mbetur prezente vetëm në zonën veriore.

Gjatë momentin të zhvillimit të vranësirave pritet erë e fortë në formën e tufanit dhe shpejtësi deri në 25m/s nga kuadrati i jugut.

Për ditën e Diel itensiteti i erës bie dhe shpejtësia maksimale shkon deri në 15m/s si dhe drejtim nga kuadrati i veriut./albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 23:52