Videot me popullore te YouTube per 2009
Albeu.com
Fituesja e vendit të dytë e spektaklit televiziv “Britain’s Got Talent” (Britania Ka Talente), Susan Boyle, ishte ylli i videove më popullore të 2009 në sitin e videove YouTube. Interpretimi mahnitës i këngëtares skoceze “I Dreamed A Dream” (Ëndërrova Një Ëndërr) në spektakël......është parë nga më shumë se 120 milionë shikues në mbarë botën.
Kjo video pati më shumë shikime se tre vendet pasuese të mbledhura së bashku.

Në vend të dytë, me më shumë se 37 milionë shikime, ishte një video me pjesëmarrjen e një djaloshi të çoroditur shtatëvjeçar që po merrte veten pas një ndërhyrjeje dentare.

Davidi Pas Dentistit u postua nga babai i fëmijës pasi djali i tij pati një operacion për të hequr një dhëmb në 2008.

Brenda një jave videoja pati grumbulluar më shumë se pesë milionë shikime dhe u bë një sukses viral.
Videoja tregon djaloshin në makinë që i tregon babait se ai “ndihej shumë gazmor”.
“Është kjo jeta reale?” pyet ai.
Videoja pati shumë pasues dhe tifozë që prodhonin bluza dhe afishe me foton e djaloshit yll. Babai i Davidit, David Davore, gjithashtu i është kërkuar të marrë pjesë nëpër ngjarje për të folur.
Vendi i tretë i shkoi Kërcimit Hyrës të Dasmës JK, e cila tregonte një rutinë kërcimi të vështirë me pjesëmarrjen e shoqërisë pak para fillimit të dasmës së tyre.

Ajo tërhoqi 33 milionë shikime dhe vëmendje nga Sony, i cili zotëronte të drejtat e këngës së Chris Brow që përbënte kolonën zanore të videos.
Firma vendosi një lidhje ngjitur pranë videos duke lejuar njerëzit të blinin këngën dhe gjithashtu ndau fitimet nga shitjet e reklamave në këtë faqe.
YouTube, i cili zotërohet nga Google, shërben rreth një miliard video çdo javë.
Ai fiton para nëpërmjet shitjes së reklamave përreth videove, shumica e të cilave ngarkohen nga përdoruesit.
Sidoqoftë, siti tani ofron gjithashtu video të shkurtra nga transmetuesit ndërkombëtarë si dhe programe të plota televizive nga Chanel 4 dhe Channel 5 i Britanisë së Madhe.
Firma gjithashtu raportohet të jetë në bisedime me studiot e filmave për licencimin e përmbajtjeve dhe ka diskutuar mundësinë e fillimit të pajtimeve apo shërbimit të qirave të filmave.
Është hera e parë që YouTube ka lëshuar një listë për videot e tij më popullore.

VIDEOT BOTËRORE MË POPULLORE
1. Susan Boyle (120 milionë+ shikime)
2. David After Dentist (37 milionë+ shikime)
3. JK Wedding Entrance Dance (33 milionë+ shikime)
4. New Moon movie trailer (31 milionë+ shikime)
5. Evian Roller Babies (27 milionë+ shikime)

(www.krokodili.com)
Shtuar më 17/12/2009, ora 05:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori