Video lojrat nxisin kreaktivitetin tek fëmijët
Një grup kërkuesish nga Universiteti i Miçiganit në SHBA ka zbuluar se video-lojërat rrisin kreativitetin, pavarësisht se për çfarë loje bëhet fjalë. Linda Jakson, profesor e psikologjisë e cila udhëhoqi studimin, shprehet se të dhënat tregojnë se lojërat tani nuk janë vetëm argëtim por edhe edukim.

“Lojërat tani mund të krijohen për të rritur kreativitetin duke ruajtur vlerat argëtuese në mënyrë që brezi i ri të marrë edhe argëtim dhe edukim”, shprehet ajo.

Studimi ka vrojtuar 500 fëmijë të moshës 12-vjeç duke i testuar ata mbi kreativitetin e mendimi në zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë në tregimin e historive.

Në një kohë kur zbulohet se video-lojërat rrisin kreativitetin e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kompjutetar, telefonin apo internetin.

Kërkuesit gjithashtu kanë zbuluar se fëmijët që luajnë lojëra elektronike kanë dhe aftësi më të mirë në vrojtimin e hapësirave, gjë e cila është e rëndësishme në zhvillimi e aftësive për shkencat dhe disiplinat inxhinierike kur fëmijët të rriten. Studimi pritet të publikohet i plotë vitin e ardhshëm tek revista “Computers in Human Behaviour”. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori