Zgjedhjet në Shkodër, tërhiqet një tjetër kandidat (EMRI)

Një tjetër kandidat është tërhequr nga gara për kreun e PD-së, dega Shkodër. Bëhet fjalë për deputetin demokrat Emiliano Çekini.

Përmes një postimi në Facebook, Çekini shkruan se për shkaqe shëndetësore dhe angazhime familjare nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të PD-së në Shkodër.

Duke shprehur mirënjohje për votuesit, ai e mbyll shkrimin e tij me thirrjen për pjesmarrje masive në votim ditën e nesërme.

Postimi i plotë:

Të nderuar miqtë e mi!
Dua të falenderoj të gjithë Anëtarët Demokratë, për propozimin dhe për mbështetjen e tyre, për ti përfaqësuar në drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Shkodër.
Me keqardhje , e ndjej detyrim t’ju informoj , që unë nuk do jem kandidat në proqesin e votimit për përzgjedhjen e kryetarit të degës , kjo për shkak të angazhimeve të mija familjare, për arsye shëndetësore !
Votimet zhvillohen nesër në hollin e Teatrit Migjeni, nga ora 08⁰⁰-19⁰⁰.
Ju ftoj që të marrim pjesë masivisht në votime dhe të përzgjedhim më të mirin për të na përfaqësuar .
Respekt për secilin nga ju që më keni mbështetur , besoj që sëbashku do ecim përpara për të mirën e vendit dhe të Shqiptarëve!/albeu.com
?? ✌️