Vetëm 15.6% e familjeve në Shqipëri kanë kompjuter personal
Krahasuar me vitin 2005, penetrimi i kompjuterave në familjet shqiptare është rritur me më shumëse dy herë ndërkohë që 15.6 në 100 familje shqiptare zotërojnë një kompjuter personal.

Sipas të dhënave më të fundit të Unionit
Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) dhe Bankës Botërore, 11.7% e familjeve kanë në shtëpinë e tyre një lidhje interneti.

Në Maqedoni, 60.3% e familjeve zotërojnë kompjuter, ndërsa 49.2% e tyre kanë lidhje interneti në shtëpi. I vetmi vend që ndodhet mbrapa Shqipërisë është Kosova, ku 11.3% e familjeve kanë një kompjuter personal në shtëpi, ndërsa 7.5% e familjeve kanë një linjë interneti. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2013, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori