Eliminoni rrudhat e ballit fare thjeshtë në shtëpi, ja metodat natyrale

Ato vija të thella në ballë mund t’ju bëjnë të dukeni sikur jeni përballur me problemet e jetës prej shekujsh kur nuk keni më shumë se 30 apo 40 vjet mbi supe. Rutina jo e duhur e të ushqyerit, stresi dhe kujdesi jo i mirë i lëkurës shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të rrudhave të ballit.

Injeksionet e botoksit nuk duhet të jenë zgjidhja e parë që ju vjen ndër mend kur ka metoda natyrale për t’i reduktuar ato. Do t’ju njohim me disa prej tyre.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Nrohni pak vaj ulliri në mikrovalë, por jo aq sa t’ju djegë balli. Masazhojeni në zonën e ballit me lëvizje delikate dhe rrethore. Aplikojeni në mëngjes dhe në darkë dhe shihni ndryshimin pas disa javësh.

Vaj farash lini

Vaji i farave të linit është një tjetër ‘luftëtar’ i zoti kundra rrudhave të ballit. Ky vaj i shëndetshëm i largon ato vija nga balli juaj sepse është plot acide yndyrore omega 3 dhe omega 6.

Lëng limoni

Në listën e produkteve që mund të fshijnë si me gomë nga balli juaj vijat e moshës, hyn edhe lëngu i limoit, i cili furnizon lëkurën me vitaminë C, një antioksidant që lufton plakjen në mënyrë efektive.

Lëng portokalli

Në vend të lëngut të limonit, mund të përdorni fare mirë edhe lëng portokalli për të zhdukur rrudhat e ballit. Vetëm sigurohuni që të jetë lëng portokalli i shtrydhur në shtëpi dhe jo lëng i blerë në kuti kartoni, pasi sheqernat dhe kimikatet e gjendura në to, mund t’ua përkeqësojnë më shumë këtë problem.

Ananas

Ju mund ta konsideroni sezonin e ananasit si një mundësi për të eliminuar rrudhat e ballit në mënyrë të natyrshme. E gjitha ç’ka duhet të bëni është të aplikoni një copë të vogël të këtij fruti tropikal në ballin tuaj. Lëreni për disa minuta në mënyrë që balli të përthtihë vitaminën C prej tij dhe më pas shpëlajeni.

Kastravec

Kastraveci nuk është i dobishëm vetëm për të shpëtuar nga qeskat dhe rrathët e errët të syve. Ai gjithashtu ndihmon në largimin e rrudhave të ballit për shkak të vitaminës C që përmban. Vendosni një fetë kastravec në frigorifer për disa minuta, pastaj masazhojeni në zonën e ballit për një efekt tonifikues të menjëhershëm.

Xhel Aloe Vera

Lëngu brenda gjetheve të Aloe Vera-s është i mbushur me vitaminë E, e cila ka veti të shkëlqyera antioksiduese. Pikërisht për këtë arsye, vendosja e këtij xheli në ballë për disa orë, ndërsa ju ëndërroni ose dremisni, ndihmon në përmirësimin e pamjes së rrudhave të ballit që plakin fytyrën tuaj./albeu.com