Ramos “sinjale” nga Instagrami mbi të ardhmen, nis të ndjekë lojtarët e PSG-së (FOTO LAJM)

Sergio Ramos mund ta konsiderojë të mbyllur këtë sezon me Real Madrid për shkak se në ndeshjen me Chelsea në Ligën e Kampionëve, pësoi një tërheqje muskulore.

Por, dëmtimi mund të bëjë që mbrojtësi të mbyllë para kohe edhe krejt eksperiencën e tij me madrilenët duke qenë se ç ështja e rinovimit të kontratës ka mbetur në vendnumëro. Presidenti Florentino Perez duket se nuk do t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga lojtari dhe në këtë formë, Ramos pritet të largohet.

Madje, ai ka dhënë sinjale për të ardhmen duke qenë se ka nisur të ndjekë në Instagram një numër të konsiderueshëm të futbollistëve të PSG. Bëhet fjalë për Neymar, Kehrer, Rafinha, Icardi, Herreira, Kimpembe apo edhe Florenzi.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kalimi në Francë do të konkretizohet teksa parisienët kërkojnë me ngulm të vazhdojnë përmirësimin në organikë për të tentuar sërish triumfin në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 9.05.2021 14:35