Ulet me 120 euro çmimi i iPhone 5S dhe 5C
Pëlqej
iPhone 5
Kompania Apple ka ulur çmimin e iPhone 5S dhe 5C, pas lansimit të gjeneratës së gjashtë të këtë telefoni.

Dy paraardhësit e iPhone 6 tani do të kushtojnë 120 funte më lirë. Modeli me 16 gigabajt i 5S kushton 620 euro, kurse ai me 32 GB vlen 685 euro.

iPhone 5C, i cili u prezantua së bashku me 5S, tani kushton 390 euro për modelin 8 gigabajt.

Pajisjet do të kenë edhe sistemin e ri operativ iOS 8 që do të publikohet javën e ardhshme dhe do të funksionojë edhe në orën Apple Watch.

Sa për krahasim, iPhone 6 do të kushtojë 650 euro për modelin me 16 gigabajt, 700 euro për modelin me 69 GB dhe 800 euro për 128 gigabajt.
Shtuar më 11/09/2014, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori