U ndatë nga i dashuri dhe ju bëri block në WhatsApp? Si ta kuptoni menjëherë
Pëlqej
Nëse në rrjetet e tjera sociale (Facebook, Instagram) është e lehtë për ta kuptuar nëse ai/ajo ju ka bërë block, në WhatsApp nuk është aq e lehtë pasi numri i tij/saj figuron në kontaktet tuaja dhe nuk ka ndonjë shenjë dalluese që ju njofton.

Për këtë arsye ne po ju sjellim katër shenjat që ju tregojnë se ju sapo jeni bërë pjesë e listës së personave të padëshiruar për të.

1.Ju nuk mund të shikoni dot se kur është hera e fundit që ai ka qenë online

2.Nuk i shikoni dot foton e profilit në WhatsApp

3.Të gjitha mesazhet e juaja kanë shenjë ‘tick’ vetëm një herë që tregon se mesazhi është dërguar, dhe jo dy herë që tregon se mesazhi është marrë

4.Ju po krijoni një grup chat-i, por nuk mund ta shtoni "atë".
Shtuar më 21/10/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori