Twitter sfidë me YouTube
Kompania Twitter ka vendosur që të sjellë ndryshime në shërbimet që ofron. Ai ka vendosur që të krijojë shërbimin e vet për video, që do të rivalizojë shërbimin YouTube të Google-it.

Nëse do të vizitoni faqen video.twitter.com do të shihni një mesazh ku mund të kërkoni qasje në shërbim, akoma nuk janë zbuluar shumë informacione mbi këtë projekt.

Sipas TechCrunch, shërbimi për video do të vijë gjatë këtij viti dhe videot e tij do të jenë vtëm pjesë e Twitter, pasi ai do të krijojë librarnë e vet të videove.

Ndërkohë po punohet për këtë shërbim, me qëllim që ai të vijë për të gjithë përdoruesve të rrjetit social Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori