Twitter "martohet" me Yahoo!
Albeu.com
Hap strategjik i Yahoo në "luftën" për terren kundër Google. Yahoo planifikon të integrojë shërbimin për mikro-blogje Twitter në koleksionin madh të faqeve të internetit prej të cilave ajo publikon përmbajtje.Ky partneritet do tu mundësojë shfrytëzuesve të internetit që të lënë porosi të shkurtra prej 140 karakteresh të cilat i shkruajnë përdoruesit e Twitter të shihen drejtpërsëdrejti në faqet e kompanisë Yahoo, dhe këto porosi t’i lënë pa pasur nevojë të lënë faqet e Yahoo dhe të shkojnë në Twitter, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Kjo marrëveshje ka qenë në negociata që disa muaj, pasi që Yahoo ka nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Facebook, rrjetin më të madh për shoqërim në internet.

Akoma nuk janë zbuluar kushtet financiare në mes të Yahoo e Twitter.
Shtuar më 25/02/2010, ora 03:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori