Twitter, gjithçka rreth incidentit
Twitter
Lidhur me sulmin e sotëm në Twitter njëri prej programuesve të Twitter, në bolgun e tij thotë: Këtë mëngjes në ora 2:54, Twitter ishte njoftuar për një cënim të sigurisë që është shfaqur rreth një orë e gjysmë para se ne të shkonim në punë, dhe menjeherë filluam fiksimin e saj, ndërsa që në orën 7:00, problemi është zgjidhur.

Këtë mëngjes një përdorues ka vërejtur disa vrima të sigurisë dhe ka përfituar nga rasti për të sulmuar Twitter.com, duke përdorur një kod në gjuhën Javascript. Së pari ka krijuar një llogari në Twitter që e ka shfrytëzuar për të kthyer cicërimat në ngjyrë tjetër dhe duke shfaqur disa reklama pop-up.

Ky shfrytëzim i sigurisë nuk e ka prekur faqen Twitter dhe nuk ka ndikuar asgjë në të dhe nuk janë prekur as aplikacionet tona sidomos ato celulare që janë më të rëndësishme. Megjithatë, ne nuk jemi të informuar për ndonjë dëm të shkaktuar në kompjutera ose llogaritë e përdoruesve.

Kështuqë, nuk ka nevojë për të ndryshuar fjalëkalimet sepse llogaritë e përdoruesve nuk janë thyer por as nuk janë shfrytëzuar. Sulmuesi ka pasur në dorë vetëm butonin ''retweets'' nga i cili ende shfaqen disa kode të tilla tek përdoruesit.

Ne e morrëm shumë shpejt në kontroll këtë sulm dhe konstatuam se nuk kishte diçka shumë shqetësuese pasi Twitter ka pasur sulme edhe më të rënda se ky që ndodhi sot në orët e mëngjesit. Ky problem është zgjidhur tashmë. Ju kërkojmë ndjesë atyre që mund të kenë hasur në të, thuhet në fund të njoftimit të Twitter. (albeu.com)
Shtuar më 21/09/2010, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori