Twitter bllokohet në Pakistan, quhet fyes për Islamin
Agjencia e lajmeve Associated Press ka njftuar se qeveria pakistaneze ka bllokuar rrjetin social Twitter për shkak të materialit, që është konsideruar fyes për Islamin.

Kryetari i Autoritetit të Telekomunikacionit të Pakistanit, Mohamed Jasin, ka thënë se kjo faqe e internetit është bllokuar të dielën për shkak se Twitter ka refuzuar të heqë materialet që lidhen me një garë me Facebook-un, për të postuar imazhet e profetit islamik Muhamed.

Jasin shtoi se Facebook ka rënë dakord për të adresuar shqetësimet e Pakistanit, por zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje për të marrë të njëjtën gje edhe nga Twitter, raporton REL.

Shumë myslimanë e konsiderojnë përshkrimin vizuel të profetit si blasfemi.
Shtuar më 20/05/2012, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori