Disa trena në Britani, tani po kalojnë në një linjë
hekurudhore me
energji diellore. Ferma e parë
diellore në botë që do të furnizojë direkt një linjë
hekurudhore mund të vendosë themelet për
trenat e parë me
energji diellore.
Ndërmarrja Riding Sunbeams ka instaluar rreth 100 panele
diellore pranë një stacioni treni në Aldershot, në Anglinë juglindore.
Rrjeti Hekurudhor, i cili menaxhon pjesën më të madhe të infrastrukturës
hekurudhore në kontinentin britanik, ka financuar miliarda paund për të elektrizuar linjat
hekurudhore dhe synon ta bëjë këtë me
energji diellore, nëse projekti pilot është i suksesshëm. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar synon të eliminojë përdorimin e naftës në rrjetin hekurudhor deri në vitin 2040.
Nëse është i suksesshëm, projekti Aldershot, mund të sigurojë informacione për projekte më të mëdha që do të furnizonin drejtpërdrejt me
energji diellore trenat, metrotë dhe tramvajet në të gjithë vendin, dhe rreth botës.
“Heqja e lëndëve djegëse nga hekurudhat do të zvogëlojë kostot, sjell përfitime për për komunitetin dhe ndihmon në zgjidhjen e krizës së klimës”, tha Leo Murray, Drejtor i Riding Sunbeams, në një deklaratë, shkruan Gazeta SHQIP.
Panelet
diellore janë përdorur tashmë për të furnizuar disa stacione treni dhe automjete në të gjithë botën, ndërsa në Australi, është prodhuar një tren me
energji diellore me bateri.
Shtuar më 24/08/2019,
ora 14:15