Tre amerikanë, fitues të Nobelit në fizikë
Tre amerikanë janë fitues të çmimit Nobel për fizikën për vitin 2011. Saul Perlmutter, Brian Schmidt dhe Adam Riess u shpallën fitues për zbulimin e përshpejtimit dhe zgjerimit të universit përmes vëzhgimit të supernovave më të largëta.

Vëzhgimet që u kanë dhënë mundësi tre fizikanëve amerikanë për të interpretuar “fatin” e universit përmes studimit të yjeve më të shndritshëm e më të largët janë cilësuar si studimi më i mirë dhe janë vlerësuar me çmimin Nobel për Fizikën. Zbulimet kanë të bëjnë në mënyrë të veçantë me supernovat e tipit IA, ndryshe faret e universit.

Të tre shkencëtarët kanë luajtur një rol kyç në kozmologji, duke kontribuuar në krijimin e një imazhi krejt të ri mbi zgjerimin e universit.

Saul Perlmutter ka lindur në 1959 në Champaign-Urbana edhe në vitin 1986 është diplomuarUniversitetin e Kalifornisë në Berkley. Aktualisht drejton projektin për kozmologjinë dhe supernovat dhe jep mësim në lëndën e astrofizikës në Laurence Berkeley National Laboratory.

Brian P. Schmidt ka lindur në SHBA, Missoula, dhe është diplomuar në 1993 në Harvard. Është shef i grupit të kërkimeve mbi supernovat High-Z dhe jep mësim në Universitetin Nacional Australian në Ueston Krik.

Adam Riess ka lindur në Uashington dhe është diplomuar në 1996 në Harvard. Aktualisht jep astrofizikë në Universitetin John Hopkings dhe në Institutin e Baltimorës “Space Telescope Science”.
Shtuar më 04/10/2011, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori