Toyota projekton robot për ata që nuk kanë fëmijë (VIDEO)
Toyota ka projektuar një robot të quajtur Kirobo Mini, një robot foshnje i dizajnuar për të bërë mimikë dhe shumë gjëra tjera që mund të bëjë një foshnjë, si shembull ecje të pasigurt dhe pëshpërima.

Kirobo është pjesë e projektit “Toyota Heart” që ka si qëllim të krijojë lidhje si ato njerëzoret midis njeriut dhe një makinerie.

Lindshmëria në Japoni ka rënë në 50 vitet e fundit dhe roboti është dizajnuar për t’u shërbyer njerëzve të cilët nuk kanë fëmijë të tyre.

Çmimi për të blerë një Kirobo Robot sillet rreth 400 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2016, ora 23:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori