Në prag të takimit të Brukselit, Chollet-Kurtit: Është koha të diskutohet për Asociacionin, duhet përparim drejt themelimit

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka reaguar pas bisedës telefonike që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në prag të takimit të 27 shkurtit me presidentin serb, Aleksander Vucic, raporton Gazeta Express.

Chollet ka thënë se SHBA-ja përkrah një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së.

Ai ka treguar se në këtë bisedë me Kurtin ka bërë të ditur qëndrimin amerikan se është koha që të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Chollet shkruan se të dy shtetet duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në kuadër të dailogut, përfshirë progresin në themelimin e Asociacionit.

“Unë ndava qëndrimin amerikan se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit”, ka shkruar Chollet./express/