Urgjente: Familje me COVID-19, shoferi të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmë!

Bashkia e Fierit ka dhënë një njoftim tronditës ku publikisht i bën thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i Zi në Dërmënas që të vetëizolohet.

Transporti sipas njoftimit është bërë më në datën 3 mars, rreth orës 7:00 ndërsa është bërë edhe mbyllja dhe izolimi për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe.

“Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka sherbyer gjatë kësaj kohe prindërve”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Reagimi i Plotë:

Njoftim.

Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19,

👉i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00.

Ndërkohë u morën masat menjëherë nga NjA Darzezë, duke njoftuar mbylljen dhe izolimin për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe. Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka sherbyer gjatë kësaj kohe prindërve.

Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazbazë:

�qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.


Shtuar 13.03.2020 18:00