Tirana, Prishtina, Durrësi dhe Peja ishin destinacionet e radhës të ICT Awards VI
Turi i takimeve të edicionit të gjashtë të ICT
Awards vijoi me gjashtë takime në javën e dytë të muajit
Mars kur na ndajnë thuajse dy javë nga mbyllja e aplikimeve.
Albanian ICT
Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt ndërsa takimi i parë informativ u mbajt më 22 Shkurt pranë Institutit Harry Fultz.
Më 6
Mars në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të Startup Europe Week, u zhvillua një workshop me studentë të degës së biznesit dhe informatikës.
Me të pranishëm përfaqësues të fakultetit por edhe të bizneseve lokale, tema kryesore e bootkampit Made in Albania ishin sfidat me të cilat përballen të rinjtë. Bootkampi u organizua falë një bashkëpunimi mes AIA, UNIque, Albanian Skills dhe ICT
Awards.
Më 7
Mars në Kolegjin Riinvest në Prishtinë, studentët e shkencave kompjuterike shprehën si çdo vit një interes të lartë për ICT
Awards.
Studentët e shkëlqyer të Universitetit Epoka u prezantuan më 8
Mars me mundësitë e arta që ofron ICT
Awards jo vetëm në kuadër të nismave individuale por edhe iniciativave kurrikulare.
Akademia JCoders është një zërave rinorë që çdo vit ka diçka për të thënë e për të dhënë në ICT
Awards. Takimi i mbajtur më 9
Mars pranë ambienteve të kësaj qendre afirmoi edhe njëherë tjetër ambiciet e të rinjve të JCoders për të ruajtur për vitin e dytë me radhë titullin e Yllit në Ngritje.
Bootkampi Made in Albania vijoi javën e kaluar me takimin e radhës në Tiranë ku gjatë workshopit të datës 10
Mars pjesëmarrësit i njohën me ICT
Awards-in, kriteret e vlerësimit dhe shpërblimet e kësaj gare.
Kjo javë plot takime u finalizua në qendrën cedX në qytetin e Pejës më 10
Mars. Një qendër inovative dhe kreative, cedX ka shërbyer si fole e vërtetë inovacioni me hapësira punuese dhe trajnime në fushën e ICT-së.
Përfaqësuesit e ICT
Awards gjithashtu u prezantuan me disa projekteve robotike zhvilluar nga fëmijët e kësaj qendre.
Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT
Awards përgjatë rrugëtimit.
Java e tretë e muajit
Mars do të vijojë me tre takime të reja. I pari do të mbahet pranë Qendrës Rinore në Korçë më 13
Mars në kuadër të Made in Albania dhe Startup Europe Week.
Më 14
Mars për herë të parë ICT
Awards viziton qytetin e Ulqinit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim.”ict awar
Së fundi më 15
Mars në Prishtinë, ICT
Awards do të organizojë një takim të hapur me komunitetin e ICT-së pranë RIT
Kosovo me pjesëmarrjen e Jeton Siqeca, Abetare Gojani, Besfort Guri, Visar Jasiqi, Blerta Thaçi, Lekë Zherka dhe Mimoza Bytyqi.
Ky event organizohet në bashkëpunimin e (A.U.K – Training and Development Institute, Hello Solaborate, Gjirafa, Open Data
Kosovo, FLOSSK, BONEVET, UNICEF Innovations Lab
Kosovo, Girls Coding Kosova, IPKO Foundation) pranë auditoriumit të RIT
Kosovo / AUK.
Axhendën e këtij evenimenti do ta gjeni më poshtë.
17:30 – 18:00 Koktail
18:00 – 19:00 Prezantimi i ICT
Awards
19:00 Panel diskutimi me histori suksesi dhe partnerë ndër vite
Aplikimet do të vijojnë deri më 31
Mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.
Rreth ICT
Awards VI
Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Shtuar më 13/03/2018,
ora 10:58