Përndiqte një grua dhe i hynte me forcë në banesë, policia arreston 39-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçar pasi se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 44-vjeçare dhe ka hyrë me forcë në oborrin e banesës së saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 44-vjeçare dhe ka hyrë me forcë në oborrin e banesës së saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Shtuar 9.12.2022 11:56