E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Themeluesi i Wikileaks do drejtojë emision në TV
Julian Assange, themelues i Wikileaks, pritet të drejtojë një emision televiziv ku pritet të intervistojë persona kyç të politikës, filozofë dhe revolucionarë nga e gjithë botës. Seria e 10 emisioneve do të nisë në mesin e marsit sipas komunikatës së publikuar në faqen Wikilieaks dhe tema do jetë “The world tomorrow”.

Në komunikatë thuhet se emisioni do të mund të shikohet nga rreth 600 milion njerëz të cilët janë abonuar në rrjete televiziv satelitore, kabllore dhe tokësore por nuk është saktësuar se për cilin rrjet televiziv bëhet fjalë.

“Është një mundësi e jashtëzakonshme për të diskutuar me të ftuarit vizionin e tyre me një stil të ri emisioni, që ekzaminon filozofinë e tyre”, është shprehur Assange.

Ai aktualisht po pret vendimin e gjykatës së lartë për apelimin e tij kundër ekstradimit nga Suedia për në SHBA.
Shtuar më 24/01/2012, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori