Kaluan perimetrin e lejuar, dy fëmijë 10-vjeçarë shpëtohen nga mbytja në Sarandë

Mesditën e sotme është bërë i mundur shpëtimi nga mbytja e dy fëmijëve të moshës 10-vjeçare në Sarandë.

Fëmijët po notonin në Plazhin e Ri në Sarandë. Pushuesit që ndodheshin në plazh kanë pikasur 2 fëmijët që  kishin kaluar perimetrin e lejuar ishin në rrezik dhe 8 prej tyre janë hedhur në ujë për tu ardhur në ndihmë 2 fëmijëve.

Ata ndodhën në gjendje të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së shpejtë të pushuesve të tjerë.