Telefoni G Flex 2 modeli më i ri i LG-së (FOTO LAJM)

LG sjell modelin më të fundit G Flex 2 me ekran të lakuar. Telefoni më i ri LG ka ekran P-OLED 5.5 inç me rezolucion 1080p. Xhami i ekranit, sipas kompanisë, është 20 për qind më i qëndrueshëm se Gorilla Glass 3. Ndërkohë telefoni është i pajisur me një material i cili i largon vet gërvishtjet për vetëm 10 sekonda.

LG G Flex 2 ka procesor Snapdragon 810 dhe vjen me sistemin e ri operativ Android 5.0 Lollipop. Ka 2 GB RAM dhe 16 ose 32 GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet edhe më shumë fal mikro-kartelave SD.

Kamera e tij kryesore është 13 MP dhe vjen me flash të dyfishtë LED, ndërsa kamera ballore është 2.1 MP. Pajisja “e çmendur” e LG-së përkrah rrjetin 4G dhe mund të shkarkojë të dhëna deri në 300MB për sekondë. Pritet që telefoni më i ri LG të dalë në sitje në fund të këtij muaji. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori