Telefoni BOSS telefoni më i sigurtë (FOTO LAJM)

Telefoni BOSS është cilësuar nga krijuesit e tij si telefon më i sigurtë në botë, duke bërë të mundur integritetin e sistemit operativ Lollipop të androidëve me programe që sigurojnë anonimitetin online.

Ai ka një ekran prej 7 inç dhe e kryen gjithë trafikun nëpërmjet Onion Router, program i cili ruan anonimatin. Përdoruesit e këtij modeli telefoni mund të hedhin foto, muzikë, video etj, pa patur frikën se palë të treta mund t’i përdorin ato. Telefoni është i pasjisur me një bateri që mban deri në 20 orë dhe ka madhësinë e një tableti.

Telefoni është i pajisur me sistemin Onion Router, i cili bën të mundur mbrojtjen e të dhënave ng të jashtmit.

Pritet që telefoni BOSS të dalë në treg në tetor të 2015-ës kundrejt çmimit prej 355 dollarësh. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori