“Këta të arrestojnë për të shuar zhurmën”, Klodiana Lala reagon për vrasjen e bujshme të ish-deputetit: Lirohen fshehurazi

Pas vrasjes së ish-deputetit shkodran Pashko Ujka, u arrestuan dy persona për të cilët fillimisht u dha masa e sigurisë arrest me burg.

Ditën e djeshme masa e vendosur është ndryshuar në “Arrest shtëpie”.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetarja Klodiana Lala, teksa shprehet se për të shuar zhurmën publike këta të cojnë në burg e më pas të nxjerrin sërish.

Postimi i Klodiana Lalës:

Policia e Shkodres nxitoi per te shtrenguar prangat ne duart e dy personave te dyshuar per vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka. Te dy u liruan nje muaj me vone, cka deshmon edhe njehere se per te shuar zhurmen publike keta te cojne dhe kot ne qeli. Kam renditur dhjetra dosje qe kane mbetur pa autor, kryesisht vrasje te bujshme qe policia na deklaronte se i kishte zbardhur e kishte siguruar prova per autoret e dyshuar, por me pas pa zhurme e pa buje, fshehtazi fare ata jane liruar. Duhen hetime per manipulimin qe po u behet ngjarjeve kriminale./albeu.com/


Shtuar 12.01.2022 09:26