Martohet “Gymysh”, dalin pamjet nga dasma e aktores turke (FOTO LAJM)

Aktorja turke Songul Oden e njohur me emrin “Gymysh” është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Arman Biçakçi.

Çifti u martuan ditën e djeshme me një ceremoni private, me 20 të ftuar, familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është edhe hera e parë që çifti shfaqet së bashku në publik pas 3 vitesh lidhje.

Ata kanë vendosur të mbajnë një tjetër dasmë pas pandemisë së koronavirusit. Ditën e dasmës, aktorja 41-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant dhe një aksesor në kokë. Ndërsa Arman kishte veshur kostum të bardhë.

Dikur “Gymysh” ishte shprehur se nuk besonte më tek martesa, por mesa duket Arman e ka bërë të ndryshojë mendim.


Shtuar 28.07.2020 12:53