“Do hapen”, Rama ka një përgjigje për vitin e ri shkollor

Edhe kryeministri Edi Rama njoftoi sot se shkollat do të rihapen në shtator, pavarsisht se koronavirusi është ende nëpër këmbë.

Duke iu përgjigjur dhe akuzave të PD se nuk ka një plan të qartë për hapjen e shkollave, sipas Ramës, “të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin”.

“SHKOLLAT DO TË HAPEN

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.


Shtuar 18.08.2020 11:55