Teknologjia arrin kulmet, kur do vijë telefoni me ekran që paloset
Pëlqej
Tenkologjia sa vjedh dhe përmirësohet dita ditës, ku arritje të madhe kanë bërë edhe kompanitë e "smartphone".

Së fundmi raportohet se gjiganti Samsung do të prezantojë tre modele Galaxy S10 dhe një telefon me ekranpaloset vitin e ardhshëm sipas një raport të Bloomberg. S10 dhe S10 Plus do të përmbajnë ekrane OLED të lakuara dhe skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Telefonët sipas raportit do të kenë tre kamera të pasme dhe një kamër selfie brenda ekranit.

Ka pasur spekulime se Samsung ka punuar një ekran me vrima të vogla të cilat akomodojnë kamerat nën panel.

Bloomberg gjithashtu konfirmoi se Samsung ka testuar disa prototipe të S10-ës pa kufjet 3.5 mm.

Modeli i tretë i S10-ës do të jetë një variant buxhetor ashtu si Apple bëri me iPhone XR këtë vit.

Së fundi gjigandi Koreano është në bisedime me Verizon Wireless në SHBA për të sjellë një version 5G të S10-ës, raporton PCWorld Albanian.

Telefoni me palosje i Samsung

Kjo sagë duket se nuk ka për të përfunduar kurrë ndërsa prej disa vitesh jemi në pritje të telefonit me ekranpaloset.

Edhe pse u përfol që ky telefon do të debutonte më 7-8 Nëntor në Konferencën e Zhvilluesve të Samsung, Bloomberg thotë se Samsung nuk ka vendosur ende nëse palosja do të bëhet horizontalisht apo vertikalisht.

Wall Street Journal ka raportuar se ekrani i këtij telefoni do të jetë 7-inç diagonalisht. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori