Ideja e karikimit të telefonit vetëm duke e vështruar atë mund të duket futuriste dhe aspak e mudnur, por në fakt ajo do të jetë së shpejti një realitet, falë një
pajisje që na
lexon mendimet.
E quajtur MyndHub, ajo
lidhet me një
pajisje EEG dhe lejon kontrollin e çdo
pajisje që kthehet në një USB vetëm nëpërmjet përqëndrimit.
Vetë
pajisja EEG është një pajsije që mbahet në kokë dhe
lexon veprimtarinë e trurit. E lidhur me një kompjuter, apo në rastin tonë me një MyndHub, ajo pasqyron atë që ka lexuar.
Firma shpjegon: “ MyndHub
lidhet me MyndBand EEG dhe e lejon përdoruesin të
lidhet me çdo pajsije që shërben si USB, cddo
pajisje elektro-shtëpiake , mekanike apo elektronike. Përdoruesi mund t’i fik, ndez dhe kontrollojë ato pa lëvizur as një gisht.”
Gjendjet e trurit që
pajisja njeh janë; gjendje e qetë dhe e përqëndruar. Në varësi të përdoruesit, mund të zgjidhet psh komanda “tru i qetë do të thotë kariko telefonin” ose e anasjellta “tru i përqëndruar do të thotë kariko”.
Kompania shton: “Mund të të ndihmojë në meditim, por mund të jetë edhe shumë argëtuese, pasi të duket sikur ke superfuqi telekinetike dhe mundesh të lëvizësh objekte me trurin tënd.”
Pajisja pritet të dalë në treg muajin tjetër, por çmimi ende është i paqartë.
Shtuar më 14/02/2020,
ora 16:37